2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vdes një prej njerëzve më të besueshëm të Angela Merkel, kishte vizituar edhe Kosovën

Jan Hecker, ambasadori gjerman në Kinë ka vdekur në moshën 54-vjeçare, vetëm pak javë pas emërimit në këtë pozitë, ka bërë të ditur ambasada gjermane përmes një njoftimi, shkruan CNN, raporton Gazeta Express.

Hecker kishte punuar si këshilltar për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel para se të merrte postin e tij si ambasador më 24 gusht.

“Jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë,” tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Zemrat tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë.”

Rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.

Hecker u emërua Ambasadori i 14 -të Gjerman në Kinë në fund të gushtit. Para emërimit të tij, ai shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar për politikë të jashtme që nga viti 2017.

Kur pranoi detyrën e re, Hecker kishte thënë se qëllimet e tij për misionin e ri ishin “të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Gjermani-Kinë përmes punës sonë” dhe “të forcojë më tej dialogun dhe partneritetin“.

Hecker kishte vizituar Kosovën në vitin 2019-të, ku ishte pritur nga atëherë kryeministri Ramush Haradinaj./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img