Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Lëbushë të Deçanit, i cili ka përfunduar me fatalitet.
Rastin e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka treguar se në Lëbushë është vetaksidentuar një kombi ku kanë qenë katër persona.
Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.
Tutje, zëdhënësi i policisë ka treguar se tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.