Është raportuar se një person derisa ishte në fushë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën në ora 14:30.
“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Prishtinapress/