Një person ka vdekur në fshatin Jabllanicë e Madhe të Pejës, pasi dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.