Një person i moshuar, rreth 70 vjeç, është gjetur i vdekur në njërin prej moteleve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth moshës së viktimës, vetëm kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Borovci.
Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci.