Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person e ka humbur jetën.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje)”, ka thënë.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”.
“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.