Një person ka vdekur në Malishevë, pasi dyshohet se derisa një tjetër po drejtonte motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka goditur anësoret e urës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lozicë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Fsh. Lozicë, Malishevë 30.10.2024 – 13:45. I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.