Policia ka njoftuar se një djalë dje në Gllarevë të Klinës derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë.
I njëjti më pas është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
Rasti nga policia po hetohet si “hetim i vdekjes”.