3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vdes një nga personat që u plagos të martën në Rahovec, Policia e cilëson rastin si “vrasje të rëndë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur mbrëmë një nga personat që kishte mbetur i plagosur në Rahovec pas të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur më 19 shtator, derisa prej atëherë, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, vepra tash është kualifikuar si “vrasje e rëndë”.


Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VRASJE E RËNDË-Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.09.2023 – 16:45. Me datë 22.09.2023 ka ndërruar jetë njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img