Site icon PrishtinaPress

Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit

Një i burgosur që ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilan ka vdekur sot, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe për një kohë të gjatë është trajtuar edhe brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.

I ndjeri, po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake, ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.”

Exit mobile version