0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vdes një i burgosur i moshës 64 vjeçare, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes

I burgosuri R.S., i moshës 64-vjeçare ka vdekur sot teksa po trajtohej në repartin e Neurologjisë në QKUK.

Sipas Shërbimit Korrektues i Kosovës, i burgosuri, për shkaqe shëndetësore ishte zhvendosur fillimisht në Stacionarin e Burgut të Dubravës, për të vazhduar në spitalin rajonal të Pejës. Ndërsa, i njëjti vdiq pasi u transportua edhe në QKUK, shkaku i implikimeve të shumta shëndetësore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga SHKK & DSHB

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪17:52 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri R.S, i lindur më 1959.

Nga pranimi i tij në QP Prizeren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.

Më 01.03.2023, pas perkeqësimit të gjëndjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjise.

Të njejtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjise, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të pergjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndrruar jetë.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img