Një aksident ka ndodhur në Malishevë, ku për pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora e ka konfirmuar rastin për Indeksonline.
“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.
Ndryshe, për dy ditë janë pesë viktima nga aksidentet.
Katër viktima janë nga aksidenti i mbrëmshëm në fshatin Mramor, ndërsa edhe sonte viktima e pestë.