Site icon PrishtinaPress

Vdes një grua në QKUK pas lëndimeve që mori në aksident, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në Ferizaj.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur, ka ndërruar jetë një grua e cila ishte në QKUK.

Tutje thuhet, se ajo kishte vdekur pas një jave, pra konkretisht dje, me datë 07 qershor.

Rastin është duke e hetuar policia, derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version