Një foshnjë e porsalindur është raportuar se ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin në fjalë e ka raportuar Gazeta Sinjali duke thënë se akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit.
Për rastin tashmë është iniciuar hetimi, ndërsa Sinjali ka kontaktuar drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, për të marrë një deklaratë.
Ndrejaj tha për Sinjalin se gjendja po analizohet dhe se fryti e placenta tashmë janë dërguar për autopsi, ku pritet të zbulohet shkaku i vdekjes.
Ai shtoi po ashtu se janë marrë deklaratat e mjekëve, të cilët kanë dëshmuar lidhur me rastin.
“Jemi duke e analizuar gjendjen se si ka ardhur deri te vdekja e frytit brenda në mitër. Shkaqet munden me qenë të shumta. Janë marrë deklaratat e mjekëve kujdestarë. Fryti dhe placenta janë dërguar në autopsi për verifikim, mos është ndonjë shkak që ka lidhje me frytin apo placentën”, tha Ndrejaj për Sinjalin.