Site icon PrishtinaPress

Vdes një fëmijë 5-vjeçar në Mitrovicë, u godit nga vetura

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë pasi që është goditur nga një veturë teksa ishte në biçikletë.

Rastin l e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili tha se ngjarja tragjike ka ndodhur reth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biçiklisti i moshës 5-vjeçare”, ka bërë të ditur Zahiti.

Exit mobile version