-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim

Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin se si erdhi deri te vdekja e fëmijës, i cili ishte sjell nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rëndë.

Sipas ShSKUK-së, menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmijës, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmija, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

“Nga mjekët kujdestar fëmijës menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,  pa humbur kohë me procedura administrative në pranim. Fëmija vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore”, thuhet tutje në sqarimin e ShSKUK-së.

“Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmijës vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmija vdes”.

“Fëmijës i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka  arritur të mbijetonte”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img