Gjatë ditës së djeshme një burrë në Vushtrri është gjetur pa shenja jete.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku përgjegjës.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./PrishtinaPress/