Site icon PrishtinaPress

Vdes një burrë në Klinë, u gjend me plagë nga arma e gjuetisë

Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e plagëve të marra nga armë e gjuetisë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardh nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version