Site icon PrishtinaPress

Vdes një 7 vjeçar në Gjakovë, pas kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij

Një djalë i moshës 7 vjeç ka vdekur mbrëmë në Gjakovë, si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Gjakovës.

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

Exit mobile version