Site icon PrishtinaPress

Vdes një 47-vjeçare në Prizren pas rënies në hapësirën e ashensorit

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Prizren, pas një incidenti të rëndë ku ra në hapësirën bosh të ashensorit nga kati i dytë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për Dukagjinin se patrulla është angazhuar menjëherë pas raportimit të rastit dhe ka verifikuar se incidenti kishte ndodhur pasi viktima kishte thirrur ashensorin për ta përdorur.

Kur dera e ashensorit u hap, viktima ka rënë në hapësirën bosh të ashensorit nga kati i dytë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima, H. V., grua, e lindur në vitin 1977 dhe banuese në Prizren, nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Exit mobile version