Një 23-vjeçar ka vdekur sonte, pasi është vetaksidentuar në fshatin Studençan të Suharekës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.
Ai tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në Emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.