Site icon PrishtinaPress

Vdes një 22-vjeçar në Gjilan, dyshohet se ra nga dritarja e banesës

Një 22-vjeçar ka vdekur në Gjilan pasi dyshohet të ketë rënë nga banesa e tij.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në ora 15:54, ku personi tashmë i ndjerë është parë i shtrirë në rrugë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policsë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

”Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekeve për t‘i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, ka thënë Hashani.

”Rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version