Ka ndërruar jetë edhe një pacient me COVID-19, i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
“Para gjysmë ore kamë marrë informatën se një pacientë i moshës rreth 64 vjeç nga komuna e Vitisë ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. I ndjeri ka qenë i konfirmuar me COVID-19”, ka thënë Haliti.
I pyetur se a ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, Haliti ka thënë se nuk është në dijeni.
Përndryshe,numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 10.590, të shëruar janë 6528 raste, derisa kanë ndërruar jetë 355 pacientë, shumica e të cilëve kishin edhe sëmundje shoqëruese.