Ka ndërruar jetë, Nurije Hoxha, nëna e heroit të Kosovës, Edmond Hoxha.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjën Hoxha.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Nurija e meriton respektin tonë të përjetshëm, pasi rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, përcjell prishtinapress.eu
Postimi i plotë:
I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!