Mbrëmjen e kaluar u raportua se një person u gjet pa shenja jete brenda një veturë të djegur në fshatin Prekaz i Epërm të komunës së Skenderajt.
Por zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni Zaiti ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Viktima në këtë rast është I.Z, rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të tij.
Tutje është theksuar se nga hetimet e para të kryera nga hetuesit e Krimeve të Rënda është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe pesë gëzhoja të armës.
Në bazë të të gjeturave fillestare, sipas prokurorit të rastit dyshohet për vepër penale ‘vrasje e rëndë’.
Njoftimi i plotë dhënë për media:
Rreth orës 19:00 të datës 8 prill 2019, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, një veturë ishte kapluar nga zjarri. Drejtë vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore dhe njësia e zjarrfikësve ku pas fikjes së zjarrit brenda në veturën e djegur është gjetur një trup i pajetë. Nga hetimet e para dyshohet se trupi i pajetë është i viktimës I. Z. rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të viktimës.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e Krimeve të Rënda në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës.
Marrë parasysh të gjeturat fillestare në vendin e ngjarjes dhe elementet tjera rethanore, sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale ‘ vrasje e rëndë’.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Viktima ka qenë veteran i UÇK-së dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri, ish- Kryetari i Skenderajt z. Sami Lushtaku i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë qe te zbardhin rastin për rrethanat e vdekjes tragjike, mes tjerash ka shkruar se Ilir Zeqiri ishte punëtor dhe për shumë vite punoi për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij./PrishtinaPress.eu