3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture

Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës.

Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.

E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.

“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img