Futbollisti 20 vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jordi Bongard ka humbur sot jetën si pasojë e një aksident me makinë
Bongard nuk ka luajtur për ekipin senior të Borussia por për të rinjtë, pra ishte pjesë e ekipit të akademisë së 23 vjeçarëve.
Klubi i Bundesligës pasi ka marrë vesh për këtë tragjedi ka anuluar të gjitha stërvitjet.
Bongard ka qenë pjesë e akademisë së Monchengladbach që prej moshë 12 vjeçari.
“Borussia mban zi për Jord Bongard. Lojtari ynë U23 vdiq mbrëmë në një aksident automobilistik. I shprehim ngushëllimet tona familjes. Jord do të mbetet përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona”, thuhet në njoftim në njoftimin e klubit.