-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdes në moshën 27-vjeçare muzikanti i njohur

Ka vdekur në moshën 27-vjeçare këngëtari meksikan Julián Figueroa.

Njoftimin për vdekjen e muzikantit e ka bërë nëna e tij.

Figueroa ishte djali i aktores Maribel Guardia dhe këngëtarit të ndjerë Joan Sebastian, i cili vdiq në vitin 2015. Guardia shkroi se Figueroa vdiq nga sëmundja e zemrës të hënën.

“Ata e gjetën atë pa ndjenja në dhomën e tij mbrëmë”, ndau Guardia në Instagram. “Kur mbërriti ambulanca dhe policia e gjeti të vdekur, nuk kishte asnjë shenjë dhune. Në raportin mjekësor thuhet se ai vdiq nga një atak akut në zemër”.

Figueroa ishte 27 vjeç. Ai ka lënë pas nënën, gruan, aktoren Imelda Tuñón dhe djalin.

Planet e funeralit nuk u njoftuan menjëherë.

Muzikanti ndoqi gjurmët e të atit dhe ishte i njohur për këngët si “Yo Sería”, “Ay Amor” dhe “Volaré”.

Babai i tij, Joan Sebastian, vdiq në vitin 2015 nga kanceri i kockave nw moshwn 64-vjeçare.

Sebastiani ishte më i njohur për baladat e tij të dashurisë, duke përfshirë “Tatuajes” dhe “Secreto de Amor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img