Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se një zyrtare e komunës, arkitektja Merita Mihovci, ka vdekur sot.
Ai tha se kjo është humbje për ta, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes së saj.
“Jemi kolektivisht të pikëlluar për humbjen e koleges sonë – Arkitektes Merita Mihovci. Merita ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit tonë”.
Rama tha se kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do t’iu mungojë të gjithëve.
“Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve. I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka shkruar Rama.