Ka vdekur kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.
Lajmin për vdekjen e Selimajt e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
Ata përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për të, duke mos dhënë shkaqet e vdekjes.
Mësohet se ai ka vdekur në orët e pasdites në Spitalin e Gjakovës.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi, i cili ishte i infektuar me COVID-19.