Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori, dhe poeti kanadez Leonard Cohen në moshën 82 vjeçare, raporton BBC.
Lajmi është konfirmuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, por nuk janë dhënë detaje për vdekjen e tij, transmeton Koha.net.
“Me dhimbje të thellë konfirmojmë se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti Leonard Cohen ka vdekur”, thuhet në deklaratë.
Shumë figura të njohura botërore kanë reaguar rreth lajmit për vdekjen e Cohenit, ndër ta edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau i cili nderoi yllin e këngëve “Hallelujah”dhe “Dance Me to the End of Love”.
“Me dhimbje të thellë sot mora lajmin për vdekjen e legjendarit Leonard Cohen. Ai do të mbahet mend me dashuri për vokalin e tij të ashpër, humorin e tij dhe lirikat e tij të pashlyeshme që i bënë këngët e tij aq të preferuara për shumë gjenerata”, ka thënë Trudeau.