1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vdes këmbësori që u aksidentua dje në Rahovec

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Rahovec.

Policia ka njoftuar se këmbësori i përfshirë në këtë aksident të ndodhur në rrugën “Avdullah Bugari”, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa ka vdekur rreth orës 23:00.

Pas lëndimeve të rënda trupore të marra nga goditja, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ku edhe vdiq.

Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 15.02.2022 – 18:25. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. 

“Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img