Site icon PrishtinaPress

Vdes këmbësori i cili një javë më parë u godit nga vetura afër Skenderajt

Ka vdekur këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës, transmeton IndeksOnline.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë./IndeksOnline/

Exit mobile version