Site icon PrishtinaPress

Vdes Kanzaburo Oe, romancieri japonez fitues i çmimit Nobel

Pacifisti japonez dhe romancieri anti-berthamor Kezaburo Oe vdiq në moshën 88 vjeçare. Ai ishte shkrimtari i dytë japonez që e fitoi çmimin Nobel për Letërsi. 

Fituesi i çmimit Nobel, Kenzaburo Oe, i cili është i njohur per librat e tij mbi pacifizmin dhe për djalin e tij  me aftësi të kufizuara, ka vdekur  më 3 mars, në Japoni, thuhet në një deklaratë të botuesit  Kodansha, shkruan DW.

Në vitin 1994, Oe u bë autori i dytë japonez që e fitoi çmimin Nobël për Letërsi pas Kawabata Yasunarit.

Familjarët tashmë kanë përfunduar ceremoninë e varrimit të shkrimtarit, i cili vdiq për shkak të moshë së shtyrë, konfirmoi botuesi.

‘Plot shpresë për një rilindje’ 

I lindur në fshatin e Shikokus, Oe u rrit nga mamaja e tij, pasi babai i tij vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përfshirja e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore la një ndikim të madh tek Oe, i cili ishte 10-vjeçar kur mbaroi konflikti. Ideologjia e forcave demokrate të Amerikës e frymëzoi atë. Sipas Oe, ai i përkiste gjeneratës së shkrimtarëve të cilët ishin “lënduar thellë” nga lufta “por plotë shpresë per rilindje”.

Oe me pas vazhdoi studimet për Letërsi Franceze në Universitetin e Tokios. Atje, si student, ai filloi të publikojë tregime.  Ai fitoi  çmimin Akutagaëa- nje çmim  për autorët e rinj – në vitin 1958 për librin e tij Fiction, “ The Catch” ku  shkroi për një pilot amerikan të kapur nga fshatarët japonezë gjatë  luftës.

Në intervistën e tij në vitin 2014, ai tha se beson qe Japonia mbante një nivel përgjegjësie në luftë.

“Kjo luftë, në të cilën u përfshinë kaq shumë Fuqi të Mëdha shkaktoi vuajtje të mëdha për njerëzit në mbarë botën. Dhe është një realitet qe mbrenda kësaj lufte të këtyre përmasave, u krijuan dhe u përdorën armë bërthamore”, tha Oi.
Ai po ashtu nuk pranoi një çmim të dhënë nga perandori- Çmimi i Urdhrit të Kulturës në Japoni- në vitin 1994.

“Unë nuk do të pranoj dhe nuk do të njoh asnjë autoritet as një vlerë, më të lartë se demokracia.”tha ai, duke sqaruar qëndrimin e tij për The Neë York Times.
Më vonë gjatë jetës se tij, shkrimtari organizoi gjithashtu disa protesta anti-bërthamore. Kritikoi ish-kryeministrin e vendit Shinzo Abe në përpjekjet e tij për të rishikuar kushtetutën pacifiste të vendit.

Një autor me ‘forcë poetike’
Veprat me të shquara te Oe lanë nje frymëzim tek djali I tij, I cili lindi ne vitin 1963 me një deformim kranial që rezultoi në një paaftësi mendore.
Libri I tij “Nje çështje personale”u botua nje vit pas lindjes në të cilin autori shkroi për vështirsitë e tij me pranimin e aftësisë së kufizuar të djalit të tij.
Komiteti i Cmimit Nobel e përshkroi Oe-në si një autor  “ i cili me forcë poetike krijoji një  imagjinare, ku jeta dhe miti kondensohen për të formuar një pamje komplekse të  gjendjes  njerëzore sot”

Exit mobile version