Familja Berisha ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarjes së tyre.
Sot pas një sëmundje ka ndërruar jetë Miradije Berisha.
E ndjera kur e kërkoi atdheu veshi uniformën e UÇK-së për t’i shërbyer me nder e krenari vendit deri në çlirim nga pushtuesi serb.
Pas luftës ajo nuk ju nda shërbimit ndaj vendit, pasi e veshi uniformën e Policisë së Kosovës.
Në uniformën e kaltër ajo kaloi vite duke i shërbyer institucionit dhe duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.