2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Agroni, vëlla i Nasim Haradinajt

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur Agron Haradinaj, vëllau i Nasim Haradinaj, njofton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet dhe ka përmendur virtytet e Agronit dhe familjes së tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Agron Haradinaj

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit!

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen.

U prehsh në paqe, Agron!”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img