8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vdes ish-kryetari i Odës Ekonomike

Pas një sëmundje të shkurtë në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Ismajl Sali Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

I lindur në Hogosht të Kamenicës, në një familje me tradita kombëtare Kastrati mbajti pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave. Prej vitit 1999 deri në vitin 2005 ai ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.

Në vitet e 90-ta për shkak të aktiviteti të tij politik ishte burgosur nga regjimi serb. Në vitin 1999 ai shërbeu si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999 Kastrati ishte zyrtar në Këshillin qendror të Kosovës për financa, fillimisht duke shërbyer si kryetar i Komisionit për financa dhe pastaj si kryetar i Këshillit.

Kastrati është autor i shumë botimeve që kanë të bëjnë me lëmin e ekonomisë dhe më gjerë. I ndjeri la pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datën 16.12.2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Arbëri, Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img