Ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci, ka vdekur këtë të hënë.
Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga miku i tij, Afrim Prekazi, përmes një postimi në “Facebook”.
“Zoti i madhërishëm të mëshiroftë vëllau ynë
Xhevdet Peci ! Lamtumirë Legjendë në nji botë ma të mirë se kjo!”, shkroi Prekazi.
Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.