Site icon PrishtinaPress

Vdes i riu shqiptar gjatë operacionit anti-drogë në Spanjë

Një 25-vjeçar shqiptar dhe shtatë të tjerë janë arrestuar nga policia e Spanjës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar  në Valencia.

I riu ka humbur jetën pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, teksa ra nga çatia e magazinës industriale të një anijeje, e cila përdorej për kultivimin e marihuanës, shkruan media spanjolle Levante.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku të tetë shqiptarët po tentonin të merrnin sasinë e marihuanës.

Pas arrestimit të tyre, ekipi mjekësor tha se vdekja e 25-vjeçarit shqiptar u shkaktua si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë.

Brenda magazinës në anije, policia zbuloi më shumë se 700 bimë narkotike marihuana të faza të ndryshme të rritjes, të cilat u sekuestruan. /euronews/

Exit mobile version