Një burrë që vdiq në një qeli burgu në Atlanta, “ishte ngrënë i gjallë nga insektet dhe çimkat në shtrat”, ka pretenduar avokati i familjes.
Lashwan Thompson u burgos për një kundërvajtje dhe u vendos në krahun psikiatrik në Burgun e Qarkut Fulton pasi zyrtarët e gjykuan atë të sëmurë mendor.
Avokati i familjes Michael D Harper publikoi foto që tregojnë trupin e Thompson të mbushur me insekte.
Ai po bën thirrje për një hetim penal dhe tha se është në pritje për ngritjen e një padie.
“Thompson u gjet i vdekur në një qeli të ndyrë burgu pasi ishte ngrënë i gjallë nga insektet dhe çimkat”, tha Harper në një deklaratë. “Qelia e burgut ku Thompson ishte vendosur nuk ishte e përshtatshme as edhe për një kafshë të sëmurë. Ai nuk e meritonte këtë”.
Sipas një raporti të Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Fulton, Thompson u gjet pa ndjenja në qelinë e tij të burgut më 19 shtator – tre muaj pas arrestimit të tij – dhe u shpall i vdekur pas përpjekjeve të policisë lokale dhe personelit mjekësor për ta shpëtuar, sipas USA Today.
Harper thotë se të dhënat e burgut tregojnë se oficerët e paraburgimit dhe stafi mjekësor vunë re se Thompson po përkeqësohej, por nuk bënë asgjë për ta ndihmuar atë, raportoi CBS News.
Raporti i ekzaminuesit mjekësor tha se kishte pasur “shtrirje infektuese të insekteve” në qelinë e tij në repartin psikiatrik, por tha se nuk kishte shenja të qarta të traumës në trupin e Thompson.
Në raport shkaku i vdekjes është i paqartë.
Fotot e publikuara nga avokati paraqesin një pamje morbide të Thompson, fytyra dhe busti i të cilit mund të shihen të mbuluara me insekte./PrishtinaPress/