Humanisti i madh dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Behxhet Dibrani ka ndërruar jetë dje (e enjte) në moshën 55 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i Behxhetit, Zenë Dibrani përmes një statusi në facebook.
Aktiviteti i tij prej humanisti e sidomos i bashkëfshatarëve të tij të cilët gjetën shërim në Gjermani nën përkujdesjen e tij, ka bërë që Behxhet Dibrani të gëzoj respektin e madh nga i gjithë fshati dhe rajoni i Mitrovicës por edhe më gjerë.
I ndjeri Behxhet Dibrani do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerëzore, me plot energji pozitive. Puna dhe veprat e tij si humanist dhe veprimtar i çështjes kombëtare do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët.
Dibrani ishte i palodhshëm për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në diasporë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte) në ora 17:00, në varrezat e fshatit Koshtovë, Komuna e Mitrovicës./PrishtinaPress.eu