Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugen “C” në Prishtinë, ku një grua është goditur për vdekje nga një veturë.
Sipas burimeve të Paparacit, gruaja quhej Dashurie Gashi dhe ishte doktoreshë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur ajo.