Site icon PrishtinaPress

Vdes gjenerali serb që nënshkroi kapitullimin në Kosovë

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare, gjenerali serb i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, që njihet si një ndër nënshkruesit e marrëveshjes së Kumanovës, ku rezultoi me kapitullimin e Serbisë në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë se ai vdiq të shtunën, pas problemeve që pati me zemrën.

Svetozar Marjanoviq nënshkroi marrëveshjen në qytetin e Kumanovës së Maqedonisë së Veriut, pak përtej kufirit me Serbinë, më 9 qershor 1999.

Exit mobile version