Site icon PrishtinaPress

Vdes gjenerali rus i angazhuar në luftën ruse në Ukrainë

Gjenerali rus, i cili thuhet se shërbeu si komandant i lartë i Rusisë gjatë luftës në Ukrainë, ka vdekur

Gjenerali rus, Genadi Zhidko, i cili shërbeu si komandant i lartë në Ukrainë vitin e kaluar, ka vdekur pas “një sëmundjeje të gjatë”.

Sipas CNN, Zhidko, vdiq në moshën 58-vjeçare, teksa shërbeu si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor të Rusisë midis majit dhe tetorit të vitit të kaluar, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, ushtria ruse nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për vdekjen e tij, teksa në biografin e tij të publikuar nga televizioni shtetëror rus nuk përmendet koha e tij në shërbimin ushtarak rus gjatë invazionit në Ukrainë.

Exit mobile version