0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vdes gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

Para pak çastesh është ndarë nga jeta gazetari Hysni Syla, i cili një ditë më parë u godit nga një veturë në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Para rreth 30 minutash ka vdekur. Ka qenë në politraumë, gjendja e tij ka qenë e rende dhe ka pësuar lëndime në krejt trupin”, tha Syla për Express.

Sipas policisë, gazetari Hysni Syla, ishte në cilësinë e këmbësorit. 

Ndërsa, pas aksidentit është arrestuar shoferi i veturës i cili dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia.

Policia njofton se me vendim të prokurorit shoferi është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë Jug (NN) 04.01.2022 – 18:50. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img