Një foshnjë 1-vjeçare u gjet e vdekur në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës.
Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në çerdhe. Gruaja e tij duhej ta merrte në mesditë.
Megjithatë, kur gruaja mbërriti, edukatorët i thanë se vajza e saj nuk ishte në çerdhe. Me sa duket, kur babai ka parkuar jashtë çerdhes, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që ai të qëndrojë brenda për orë të tëra në makinë.
Nëna më pas ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën në të. E frikësuar vrapoi drejt saj dhe me ndihmën e një kalimtari thyen xhamin dhe nxjerr fëmijën.
Megjithatë, ishte tepër vonë sepse vajza e vogël tashmë kishte vdekur.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e fëmijës së vogël.
Në gjendje shoku, prindërit nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur me vajzën e tyre të vogël. Autoritetet po kryejnë një hetim për tragjedinë. Ngjarja tragjike në Itali ka sjellë në mendje tragjedinë e ndodhur rreth një muaj më parë, me babain që la vajzën e tij të vogël në makinë për orë të tëra dhe vazhdoi rutinën e përditshme të punës, si pasojë e së cilës e gjeti vdekjen e tmerrshme.