2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vdes edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar A.V.

Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmoi L.C. daja i viktimës.

Siç transmeton albinfo.ch, theksohet se A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën

Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img