Site icon PrishtinaPress

Vdes edhe personi i tretë nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor.

Edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë –  Gjilan, ka ndërruar jetë.

Me këtë të fundit, shkon në tre numri i të vdekurve.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Mramor”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version