Edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ka ndërruar jetë.
Me këtë të fundit, shkon në tre numri i të vdekurve.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Mramor”, ka thënë Ahmeti.