1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vdes edhe një pacient nga COVID-19 në Spitalin e Gjilanit

Ka ndërruar jetë edhe një pacient në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Bëhet fjalë për xhaxhain e kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, Musa Kurteshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryesuesja e kësaj komune, Shpresa Kurteshi-Emini, në profilin e saj në Facebook.

“Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e përballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë! Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor ne këtë jetë! Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve!”, ka shkruar Kurteshi-Emini.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar kanë vdekur edhe dy pacientë nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm, njëri nga Gjilani e tjetri nga Vitia.

Ndryshe, brenda katër muajve, Gjilani ka shënuar 16 viktima.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img